Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ja sa u dënua secili prej të akuzuarve/ GJKKO jep vendimin për grupin e Habilajt
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin për çështjen ndaj Florian Habilajt, Armando Sulajt, Sabaudin Çelajt dhe Tigrens Mëzurajt, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Procesi është zhvilluar me gjykim të shkurtuar, ndërsa vendimi është shpallur nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska. Sipas vendimit nr. 79, datë 5 dhjetor 2025, GjKKO ka deklaruar fajtor Florian Habilajn për disa episode të trafikimit të narkotikëve, përfshirë një rast të mbetur në tentativë, si dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Pasi u bashkuan dënimet në një të vetëm prej 15 vitesh burg dhe u aplikua ulja me një të tretën për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do...