“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

“S’jemi grup armiqësor”/ I riu demokrat që iu bashkua Foltores së Salianjit, i përgjigjet Berishës: PD të ristrukturohet

 Anëtari i FRPD-së në Durrës, Orest Berberi iu përgjigjet akuzave të Sali Berishës se takimi me Ervin Salianjin i shërben interesave të tyre personale. I ftuar në emisionin Sot Live në Shqipëri në Report Tv, Berberi thotë se nuk janë grup armiqësor kundër partisë, por i vetmi qëllim i i tyre është që PD të riorganizohet me qëllim që të fitojë zgjedhjet. Për gazetarin e Report Tv Nertil Agalliu, Berberi thotë se nuk duan përçarjen e PD-së, por duan të vijnë në pushtet duhet të mblidhen forcat dhe duhet një riorganizim i vërtetë.  “S’jemi grupim armiqësor kundër partisë, ne jemi anëtarë dhe njerëz që kanë kontribuar në PD, unë pas zgjedhjeve të 11 majit, po na sulmojnë sikur duam të përçajmë, ne kërkojmë që PD të strukturohet dhe në...