Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tiranë/ Kishte fshehur në oborrin e banesës kokainë në doza, arrestohet 41-vjeçari!
Policia ka vënë në pranga një 41-vjeçar në Tiranë i cili kishte fshehur në oborrin e banesës së tij, një sasi kokaine. Gjatë këtij operacioni, të afërmit e të arrestuarit kundërshtuan shërbimet e policisë, konkretisht i ati dhe bashkëshorti i motrës. Të dy do të hetohen në gjendje të lirë për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Kokaina e ndarë në doza u gjet e fshehur në një enë me oriz. Lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale.