Taksa e pasurisë i sjell bashkive 70 milionë euro, pritet rritje edhe më e madhe me sistemin e ri të taksimit

Taksa e pasurisë i sjell bashkive 70 milionë euro, pritet rritje edhe më e madhe me sistemin e ri të taksimit

Taksa e pasurisë është ndër furnizuesit kryesor të buxhetit të bashkive në Shqipëri, pavarësisht se ende nuk ka nisur zbatimi i plotë i vjeljes së saj në bazë të vlerës së pronës. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se në 10 muajt e parë të  këtij viti, 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar afro 7 miliardë lekë apo 70 milionë euro, me një rritje progresive nga viti në vit, duke bërë që të arrihet shifra më e lartë e dekadës së fundit për këtë periudhë. Në raport me vitin 2015, të ardhurat nga kjo taksë janë dyfishuar. Krahasuar me periudhën janar-tetor 2024, taksa mbi ndërtesat që  ka furnizuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, rezulton të jetë me rritje me rreth 383 milionë lekë apo...