Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!
Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një të mitur. Raportohet se dy personat janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, ku 16-vjeçar ka goditur fillimisht me mjete të forta të riun. Më pas ky i fundit ka goditur të miturin me thikë duke e lënë të plagosur. I mituri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Ndaj të miturit ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë,...