Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Inspektorati “zbarkon” në Parlament/ “Alo…disa deputetë po pinë cigare në Kuvend”! Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë! Ministrja: Janë të autorizuar
foto ilustrim:gazment bardhi-nikok peleshi-evis sala TIRANË- Inspektorët e Shëndetit Publik janë paraqitur ditën e djeshme në ambientet e një lokali pranë Parlamentit. Shkak është bërë një telefontë e mbërritur në zyrat e Inspektoratit të Shëndetit për konsumim të duhanit, e cila ka denoncuar disa deputetë që po konsumonin duhan brenda ambienteve të Kuvendit. Trupa inspektues u angazhua për kryerjen e inspektimit dhe është paraqitur menjëherë në ambientet e Parlamentit. Sipas Top Channel, në këtë situatë janë të përfshirë disa deputetë të cilët pretendohet se nuk kanë zbatuar ligjin për ndalimin e konsumimit të duhanit. Çështja është diskutuar edhe në Kuvend, fillimisht nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e më pas kanë ndërhyrë ministrja Evis Sala dhe kryeparlamentari Niko Peleshi. Pjesë nga debati...