“Thesari i Lecces”, La Gazzetta dello Sport i bën jehonë dyshes Berisha-Ramadani

“Thesari i Lecces”, La Gazzetta dello Sport i bën jehonë dyshes Berisha-Ramadani

Skuadra e Leçes ka pësuar një rritje të ndjeshme në rendimentin e saj në këtë pjesë të sezonit dhe fitorja ndaj Torinos, e ka larguar për momentin nga zona e ftohtë e klasifikimit, ku gjendej deri pak javë më parë. “Gazzeta Dello Sport” i ka kushtuar një artikull kësaj rritje duke shpjeguar se “thesari” i skuadrës ishte pikërisht reparti i mesfushës i cili po bënte diferencën. Dhe shpjegimi nis me Medon Berishën dhe rritjen e jashtëzakonshme të djaloshit të Kombëtares shqiptare, i cili ka gjetur pozicionin ideal në fushë dhe po dhuron paraqitje me rendiment shumë të lartë. “Njeriu që po bën diferencën është padyshim Medon Berisha, i cili në sezonin e kaluar luftoi për një kohë të gjatë me dëmtimet. Shqiptari tani ka gjetur...