Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, të arrestuarit paraqitën deklarata nga familjarët: S’kanë lidhje me ngjarjen

Dy deklarata të Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të firmosura nga familjarë të Mondi Mëhallës, i ekzekutuar të dielën e 30 nëntorit, se nuk kanë dyshime që ata kanë lidhje me vrasjen, nuk e bindën Gjykatën e Elbasanit për të dhënë masë më të butë se ajo “arrest në burg”.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se Ago, ish-ortak i viktimës Mëhalla, kishte deklaratë të firmosur nga motra dhe vëllai i viktimës, ndërsa Kujtim Pisha, nga kunati, njëkohësisht edhe menaxher i karburantit “Xhaxhi Oil”. Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se të dy, si Ago dhe Pisha, mohuan të kenë lidhje me ngjarjen.   Për Agon, prokuroria thotë se ka provë kundër tij makinën “Audi” e cila rezulton në emër të kompanisë, por sipas tij,...