Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi ka publikuar foton e kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, duke zbritur nga makina në Kuvend.  Krahas fotos së postuar në llogarinë e tij në Facebook, Murrizi shkruan ‘pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa që të dukeni të rëndësishëm’.  Më tej ai shton ‘shumicën tuaj as e di kush se çfarë jeni, çfarë punoni, e çfarë përfaqësoni, o vemje’.