Reformë për zonat e mbrojtura, Rama: Monitorim i pyjeve me dronë, mjedisi kriter i rëndësishëm për antarësimin në BE

Reformë për zonat e mbrojtura, Rama: Monitorim i pyjeve me dronë, mjedisi kriter i rëndësishëm për antarësimin në BE

Me fokus te mjedisi si një nga pikat kyçe të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit “Për Ty Natyrë”, paralajmëroi disa reforma të rëndësishme për monitorimin e zonave të mbrojtura, duke synuar përafrimin e tyre me praktikat europiane. “Është një moment historik për anëtarësimin dhe synimin për mbylljen e negociatave, ku fokusi mbi mjedisin dhe forcimin e një ekonomie të re të lidhur me natyrën është shumë më i madh se kurrë. Sfidat që lidhen me kapitujt e mjedisit janë ndër më të vështirat, pasi standardet janë maksimale. Pavarësisht të mirave që kemi arritur, jemi ende shumë prapa”, tha Rama. Ai njoftoi gjithashtu edhe një ristrukturim institucional, duke paralajmëruar bashkimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura me Agjencinë Kombëtare të...