3 mijë paund të ktheheni në vendin tuaj, Britania e Madhe do të ‘shpërblejë’ shqiptarët që largohen vullnetarisht

3 mijë paund të ktheheni në vendin tuaj, Britania e Madhe do të ‘shpërblejë’ shqiptarët që largohen vullnetarisht

foto ilustruese BRITANI E MADHE- Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ofron mbështetje financiare, deri në 3 mijë paund për emigrantët shqiptarë që zgjedhin të kthehen në mënyrë vullnetare në vendin e tyre. Ky program është pjesë e Shërbimit për Kthime Vullnetare dhe synon të ndihmojë në menaxhimin e emigracionit të parregullt. Sipas njoftimit zyrtar, nga kjo mbështetje përfitojnë ata me kërkesa azili të refuzuara apo viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, të konfirmuara nga Home Office si dhe familjet (që besohet se janë 700) të cilave nuk u lejohet qëndrimi për gjatë në Britaninë e Madhe. Me këto para, qeveria britanike thotë se ata do të mund të sigurojnë një vend për të jetuar deri në 10 netë në Shqipëri, para për shpenzime të menjëhershme, të...