Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy persona, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha, të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Vendimi është dhënë nga kryetarja e Gjykatës, gjyqtarja Elis Dine, pas një seance të zhvilluar në rrethana të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura. Ndërkohë, Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit. Seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës. Si ndodhi ngjarja? Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi...