Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-“Një grua ishte dëshmitare”/ Babai flet pas vrasjes së 15-vjeçarit në Durrës: Djali im s’kishte lidhje me sherrin. Dua drejtësi
Adem Boba, babai i 15-vjeçarit E.B; që u vra me thikë pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt. Në dëshminë e tij të dhënë për News24, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë. Gjithashtu, Adem Boba u shpreh një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare. “Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa...