Balluku nuk është rasti, është testi! (Ku mbaron kryeministri dhe ku fillon shteti)

Balluku nuk është rasti, është testi! (Ku mbaron kryeministri dhe ku fillon shteti)

Nga Arian Galdini Balluku nuk është rasti, është testi! (Ku mbaron kryeministri dhe ku fillon shteti) Nëse do ta shihnim vetëm në sipërfaqe, çështja Belinda Balluku do dukej një histori teknike, një masë sigurie pezullim nga detyra, një kryeministër i zemëruar, një ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe disa deklarata që mbushin kronikat e lajmeve. Si shumë histori të tjera që vijnë, bëjnë zhurmë dhe ikin. Nëpërmjet kësaj historie, në fakt po del përpara një pyetje shumë më e thellë, a kemi në këtë vend një shtet ku ligji prek vërtet edhe qeverinë, apo kemi vetëm një pushtet që ka mësuar ta përdorë ligjin si dekor? Belinda Balluku nuk është rasti. Belinda Balluku është testi. Sepse përmes saj po testohet një kufi që deri tani ka...