Në Google, Salianji më i kërkuar se Berisha! Eksperti: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët

Në Google, Salianji më i kërkuar se Berisha! Eksperti: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj publikoi të dhënat e Google Trends që tregonin se Ervin Salianji ishte bërë figura e parë brenda PD që ishte kërkuar më shumë në motorin e kërkimit sesa Sali Berisha.  Në një intervistë për Report Tv, ai theksoi se ky trend rritës ka qenë që prej muajit të kaluar, por kulmoi në ditët e fundit, pas lëvizjeve që ndërmori ish deputeti brenda partisë duke nisur një Foltore me demokratët. Sipas tij, këto të dhëna janë të pamanipulueshme dhe në shumë fushata i marrin si referencë për të kuptuar qasjen e qytetarëve.   “Trendi rritës është që muajin e kaluar, por kuptohet që me takimin e Durrësit kemi rritje galopante. Për herë të parë themi se një nga figurat e PD arrin të kalojë liderin...