Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident në Vlorë, lëndohen dy persona
Mesditen e sotme ka ndodhur një aksident ne hyrje të Vlorës, ku një automjet është përplasur me një tjetër. Për shkak të përplasjes, drejtuesi i automjetit, por edhe pasagjeri, kanë marrë plagë të lehta dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Vlorës për mjekim. Ndërkohë, policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje, duke kryer kqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe duke hetuar shkaqet e aksidentit, që dyshohet se janë shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështia në rrugë./vizionplus.tv