Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Përdoreshin për të organizuar dhe kryer aktivitete terroriste”, Rusia bllokon aksesin në rrjetin ‘Snapchat’
Autoritetet ruse bllokuan aksesin në Snapchat dhe vendosën kufizime në shërbimin e thirrjeve video të Apple, FaceTime, një hap i fundit në përpjekjen për të rritur kontrollin mbi internetin dhe komunikimet online. Rregullatori shtetëror i internetit, Roskomnadzor, deklaroi se të dy aplikacionet po përdroheshin për të “organizar dhe kryer aktivitete terroriste, për të rekrutuar autorë dhe për të kryer mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve”. Apple dhe Snap Inc. nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Sipas “The Guardian”, Roskomnadzor tha se veprimet kundër Snapchat u ndërmorën më 10 tetor, por u raportuan vetëm javën e kaluar. Ky veprim vjen pas kufizimeve të vendosura më parë ndaj YouTube, WhatsApp, Instagram dhe Telegram, pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në 2022. Nën qeverisjen e Putinit,...