Gjyqi paraprak për dosjen “Veliaj”, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

Gjyqi paraprak për dosjen “Veliaj”, ish-deputetja e PS e marrë e pandehur kërkon pushim të çështjes

Këtë të premte po zhvillohet gjyqi paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të akuzuarve të tjerë, mes tyre ish-deputetes Klotilda Bushka e cila akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura raporton gazetarja Anila Hoxha, avokatët kanë kërkuar sërish nxjerrin nga “kafazi të Erion Veliajt”. Të pandehurit e tjerë po parashtrojnë përmes avokatëve kërkesat e tyre, mes tyre edh Bushka, e cila ka kërkuar pushim të çështjes. Veliaj nuk është i pranishëm, ndërsa kërkesës së tij për ta nxjerrë nga kafazi, gjykata iu përgjigj: “Për të pandehurit nën arrest gjykatat po procedojnë në këtë mënyrë prej vitit 1993”. Top Channel