Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje dhe pengmarrje

Ky është Ilir Dushku, personi që iu kap arsenal armësh në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje dhe pengmarrje

ilir dushku TIRANË- Personi që shihni në foton e mësipërme është Ilir Dushku, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, gjatë një operacionit të policisë së Tiranës, pasi qarkullonte me armë zjarri në makinë. Dushku, 29 vjeç, banues në Tiranë, rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Së bashku me të u arrestua dhe Bjorli Xhabrahimi, 22 vjeç, banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën gjatë operacionit, në Mjull Bathore, Tiranë, dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ⁠1 armë gjahu teke dhe 29 fishekë arme gjahu që i posedonte shtetasi Ilir Dushku dhe një armë tjetër gjahu që e posedonte shtetasi Bjorli Xhabrahimi. Në vijim të operacionit,...