Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Nuk ka vendim për Veliajn! GJKKO shtyn sërish seancën, Klotilda Bushka ankohet: Më pushoni çështjen
erion veliaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka shtyrë sërish sot seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë në dosjen e tij. Shkak për këtë është bërë kërkesa e Veliajt për t’u njohur me materialet voluminoze të dosjes së tij që përllogariten në 60 mijë faqe. Seanca e radhës është caktuar në datën 12 Tetor, ku Gjykata do të duhet të vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim. Ndërkohë që gjatë seancës së sotme, ish-deputetja Klotilda Bushka, e cila është marrë e pandehur nën akuzën për pengim të drejtësisë, ka kërkuar pushimin e çështjes ndaj saj, me pretendimin se mungojnë elementët e veprës penale. Nëse kjo kërkesë nuk do të aprovohet,...