Kremlini shtrëngon kontrollin: Snapchat jashtë loje, FaceTime kufizohet

Kremlini shtrëngon kontrollin: Snapchat jashtë loje, FaceTime kufizohet

Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 11:27 Autoritetet ruse kanë bllokuar aksesin në rrjetin social Snapchat dhe kanë vendosur kufizime ndaj shërbimit të thirrjeve video të Apple, FaceTime, në kuadër të një fushate të re për të shtuar kontrollin e shtetit mbi internetin dhe komunikimet online. Rregullatori shtetëror i internetit, Roskomnadzor, deklaroi se të dy aplikacionet po përdoren për “organizimin dhe kryerjen e aktiviteteve terroriste, rekrutimin e autorëve dhe kryerjen e mashtrimeve e krimeve të tjera kundër qytetarëve”. As Apple dhe as Snap Inc. nuk kanë komentuar mbi vendimin. Sipas The Guardian, Roskomnadzor njoftoi se bllokimi i Snapchat është marrë më 10 tetor, por u bë publik vetëm javën e kaluar. Kjo masë pason kufizimet e mëparshme të vendosura ndaj YouTube, WhatsApp, Instagram dhe Telegram,...