Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Kur foli Gjergj Fishta në Kongresin e Manastirit myslimanë e krishterë s’mundën t’i ndalnin lotët
Gjergj Fishta Kongresi i Manastirit, nuk është i rëndësishëm vetëm për alfabetin dhe gjuhën. Kongresi është momenti kur kombi shqiptar po bashkohej dhe po e merrte formën përfundimtare. Rëndësia politike është më e madhe se ajo gjuhësore apo kulturoe, sepse, procesi politik i rilindësve, përmes gjuhës po e krijonte kombin. Duhet t’i kujtojmë disa momente apo detaje të rëndësishme të Kongresit kur të gjithë intelektualët shqiptarë, sikur edhe populli, e kishin gjithnjë e më të qartë se Perandoria Otomane do të përfundonte dhe se tokat shqiptare po rrezikoheshin nga fqinjët. Më poshtë, një tekst që shpjegon situatën në sallë, gjatë dhe pas përfundimit të fjalimit të Gjergj Fishtës: “Fjalët e At Gjergj Fishtës patën ndikim të fuqishëm dhe lanë përshtypje të thellë në shumë njerëz....