Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykim 8 persona
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 8 persona të cilët akuzohen për trafikim të armëve nga Kosova në Shqipëri. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, shpalli fajtorë tre shtetasit kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. dhe kërkoi për ta dënimin: – 8 vite burg të shtetasit B.K. për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’, parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal – 6 vite e 8 muaj burg të shtetasit M.K. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal; – 7 vite burg të shtetasit E.Th. për kryerjen e veprës penale ‘Trafikimi i armëve dhe municionit’ parashikuar nga neni 278/a/2 i Kodit Penal. Ndërkohë për pesë shtetasit e tjerë, çështja...