“Kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti”- BIRN: Lëvizja e Salianjit trazon ujërat brenda PD

“Kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti”- BIRN: Lëvizja e Salianjit trazon ujërat brenda PD

Pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore, ish-deputeti Ervin Salianji dhe mjeku Ilir Alimehmeti kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti – një lëvizje e shëndetshme sipas analistëve të politikës, por që ende i mungon vizioni. Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Ervin Salianji ka nisur një tur takimesh me strukturat e partisë, një lëvizje që shihet si sfidë ndaj kryetarit historik Sali Berisha dhe analizës së munguar pas humbjes së thellë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Salianji, i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që...