Balluku e pezulluar, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Paralizë e stisur për ta përdorur si mburojë

Balluku e pezulluar, Berisha i kundërpërgjigjet Ramës: Paralizë e stisur për ta përdorur si mburojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë. Sipas kryedemokratit, paraliza që tha Rama është e stisur për ta përdorur si mburojë dhe mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese. Reagimi i Sali Berishës Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament. Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë...