Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, paraqiten në gjykatë ish-ortaku dhe roja i karburantit

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, paraqiten në gjykatë ish-ortaku dhe roja i karburantit

Xhino Ago dhe Kujtim Pisha janë paraqitur sot në Gjykatën e Elbasanit, ku do iu caktohet masa e sigurisë si bashkëpunëtorë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Xhino Ago, ortaku i viktimës akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndërsa Kujtim Pisha, roja i Karburantit të Mëhallës akuzohet për “Moskallëzim i krimit”. Gjatë mbërritjes së dy të dyshuarve në gjykatë, zona është rrethuar nga forca të shumta policore. Prokuror i kësaj çështje është Gjergj Ceka ndërsa gjyqtar Elis Dine.