Kadyrov kërcënon Europën: “Mjafton urdhri i Putinit”!

Kadyrov kërcënon Europën: “Mjafton urdhri i Putinit”!

Bota E Premte, 5 Dhjetor 2025 11:05 Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin lidhur me gatishmërinë e Rusisë për t’u përballur me Evropën, nëse kjo e fundit do të niste një konflikt të armatosur. Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, Kadyrov theksoi se forcat çeçene kanë nevojë vetëm për një urdhër nga Moska për t’u përfshirë menjëherë në çdo përballje të mundshme. “Ne, sigurisht, nuk do të hezitojmë, Vladimir Vladimirovich. Ne po presim urdhrin. Gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe padyshim jo në favor të atyre që zgjedhin të nisin një luftë kundër Rusisë. Kam vetëm një pyetje, Vladimir Vladimirovich: nëse fillon lufta, a nuk do të ofendohesh nëse ata fillojnë menjëherë...