Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se pezullimi i Belinda Ballukut me vendim të GJKKO, ka paralizuar punën e qeverisë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky është një mashtrim, pasi nuk ka asnjë pengesë ligjore, as kushtetuese që pezullimi i një ministri të pengojë funksionimin e qeverisë. Reagimi i plotë: Rama: Pezullimi i Lubisë, ka bllokuar qeverinë. Mashtrim banal, por edhe vetëposhtrim publik! Rama dhe Lubija e tij nuk guxojnë të shkojnë në parlament. Të dashur miq, dje deputetët e opozitës i bënë në parlament gjatë gjithë ditës, gjyqin publik dyshes Rama–Balluku për vjedhjen e faktuar të 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë dhe mbrojtjen deri...