Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, paraditen e sotme rreth orës 10:05. Raportohet se një 24-vjeçare ka përplasur me makinë këmbësorin, Ragip Cenaj. Si pasojë e aksidentit, 81-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit Sara Selgjekaj është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policise Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën. Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.