Gazeta amerikane: Sorosi e shkatërroi drejtësinë penale me prokurorët e tij të majtë

Gazeta amerikane: Sorosi e shkatërroi drejtësinë penale me prokurorët e tij të majtë

Nga Josh Appel, NEW YORK POST Këtë javë, një artikull në ‘Washington Post’ doli në mbrojtje të prokurorëve të majtë, të cilët janë zgjedhur në detyrë nga fondet e dhëna nga miliarderi George Soros, duke i paraqitur këta prokurorë si reformatorë të mirëqëlluar, të sulmuar nga republikanë racistë. Por ndërsa mbështetësit e majtë të Sorosit entuziazmohen nga mënyra se si financimet e tij kanë transformuar në mënyrë thelbësore drejtësinë penale në mbarë Amerikën, ja çfarë nuk pranojnë: rezultatet kanë qenë katastrofike. Si nëpërmjet donacioneve direkte, ashtu edhe atyre indirekte, Soros ka hedhur para në një numër marramendës garash për Prokurorë Qarku në të gjithë vendin. Deri në vitin 2023, prokurorët e majtë kishin juridiksion mbi të paktën 20% të popullsisë së SHBA-së dhe mbi gjysmën...