Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
U dënuan me 35 vite burg për vrasjen e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn
Santiago malko dhe ilir selmani TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, për dy prej personave të dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, e ndodhur 6 vite më parë në Tiranë. Relatori Sokol Binaj dhe trupa gjykuese, kanë prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre. Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Tashmë dosja e tyre do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese. Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në...