Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vrasja e Elis Roshkodolit, SPAK sekuestron 11 celularë të Plakut, Xhanit e 5 të tjerëve. Çfarë dëshmoi nëna e viktimës
elis roshkodoli TIRANË- SPAK ka sekuestruar 11 telefona që i përkasin Voltan Xhanit, vëllait të tij Jurgen Xhanit, Flobenc Meçes alias Gega, Xhevdet Plakut dhe 3 personave të tjerë që ishin në tavolinën e Restorant Vëllezërit “Osmani” tek Gjiri i Lalëzit. Gazetari Elton Qyno, raporton se telefonat e tyre janë sekuestruar fillimisht nga policia dhe prokuroria e Durrësit, pas operacionit “Enigma”, ku policia i kapi “gafil” personat në kërkim teksa konsumonin krudo dhe karkaleca. Qëllimi i sekuestrimit të aparateve telefonike “Iphone” dhe “Samsung” është zbardhja e plotë e vrasjes së Elis Roshkodolit, e kryer në 30 Gusht 2024 në qytetin e Shkodrës. SPAK, shpreson që përmes akt-ekspertimeve të kryera ndaj 11 telefonave të mundet të gjenden biseda që implikojnë personat e mësipërme në vrasjen e të...