Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Burime të inteligjencës amerikane kanë zbuluar se Rama e ka kthyer Shqipërinë në bazën logjistike të mafies…
Media amerikane “Washington Examiner” ka ndezur alarmin për një skandal që tejkalon kufijtë e politikës së brendshme dhe prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të SHBA dhe të NATO-s. Në një analizë të gjatë, gazetari Tom Rogan ngre një pyetje të fortë: si ka mundësi që administrata Trump t’i shpallë luftë totale karteleve të drogës në Amerikën Latine, ndërsa mbyll sytë para një aleati të NATO-s, Shqipërisë, e cila sipas burimeve të inteligjencës amerikane është shndërruar në strehë të sigurt të pastrimit të parave të kartelit Sinaloa? Sipas “Washington Examiner”, imazhi i Shqipërisë si një partner perëndimor i besueshëm është vetëm fasadë. Në prapaskenë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, vendi paraqitet si qendra kryesore e trafikut të kokainës në Europë, një bazë logjistike për mafien shqiptare...