Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Biznesmeni Elman Abule, i cili është marrë i pandehur në dosjen e Erion Veliaj, është paraqitur në GJKKO, ku zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Tiranës. Abule akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes. Ai kërkoi gjithashtu që të mos vendosej në kafazin në sallën e gjyqit, duke e konsideruar si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe kushtetuese. Erion Veliaj ndodhet në paraburgimim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për veprat penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode,...