Kërkoi kohë të njihej me dosjen, sot seanca e radhës për Veliajn, biznesmeni Abule mbërrin i pari

Kërkoi kohë të njihej me dosjen, sot seanca e radhës për Veliajn, biznesmeni Abule mbërrin i pari

erion veliaj dhe abule TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca e tadhës në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë që janë marrë të pandehur. I pari që ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme është biznesmeni Elman Abule, i cili akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt dhe ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Ndërkohë Erion Veliaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Ditën e sotme (5 Dhjetor) zhvillohet në GJKKO seanca paraprake për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Seanca e kaluar, ku Erion Veliaj ishte i pranishëm u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes, e cila është...