Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje
Dy të rinj janë vënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën duke lëvizur me armë dhe lëndë narkotikë në makinë. Në pranga u vunë shtetasi I.D 29 vjeç dhe B.Xh 22 vjec, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit u gjetën 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1. Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri prej tyre i dënuar më parë për...