Ishte planifikuar të luftonte herpesin, zbulohet vaksina që ndihmon në betejën kundër demencës

Ishte planifikuar të luftonte herpesin, zbulohet vaksina që ndihmon në betejën kundër demencës

Me rreth 10 milionë raste të reja të demencës çdo vit në mbarë botën, komuniteti shkencor po intensifikon kërkimet për mënyra efikase që mund të parandalojnë ose ngadalësojnë zhvillimin e saj. Përveç faktorëve të njohur të stilit të jetesës, të dhëna të reja shkencore kanë nxjerrë në pah një armë të papritur mbrojtëse: vaksinën kundër herpesit zoster. Vaksina që mund të mbrojë trurin Një analizë e kryer nga studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Stanfordit zbuloi se të moshuarit e vaksinuar kundër herpesit zoster kishin 20% më pak gjasa të zhvillonin demencë brenda shtatë viteve, krahasuar me personat e pavaksinuar. Studimi, i botuar kohë më parë në 'Nature', mbështetet në hipotezën se viruset që prekin sistemin nervor mund të rrisin rrezikun e demencës. Në vazhdim,...