Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Stuhia Bajron ‘godet’ vendin, shtëpi të përmbytura dhe njerëz të bllokuar
Stuhia Bajron ka goditur të premten të gjithë Greqinë, duke shkaktuar probleme të përhapura në shumë zona të vendit. Sipas Buletinit të përditësuar të Emergjencës së Fenomeneve të Rrezikshme të Motit të Shërbimit Meteorologjik Helenik, shirat dhe stuhitë e rrëmbyeshme që ndodhin kryesisht në Greqinë lindore dhe jugore do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të së shtunës, Gjatë natës, shirat dhe stuhitë e rrëmbyeshme vazhduan, duke krijuar probleme për infrastrukturën dhe trafikun. Rrugët u shndërruan në lumenj, ndërsa janë regjistruar përmbytje në bodrume dhe pemë të rrëzuara, si në Nea Erythraia. Stuhia Byron goditi me forcë të madhe frontin bregdetar të qytetit të Agios Nikolaos. Sipas ERT, rreth orës tre të mëngjesit, erëra të forta përfshinë qytetin dhe veçanërisht të gjithë frontin bregdetar...