“Armët në tokë! Policia!”, arrestohen dy persona në Tiranë, iu gjendet arsenal armësh dhe drogë në makinë

“Armët në tokë! Policia!”, arrestohen dy persona në Tiranë, iu gjendet arsenal armësh dhe drogë në makinë

momenti i arrestimit TIRANË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, gjatë një operacioni në Mjull Bathore, pasi iu janë gjetur me vete armë dhe lëndë narkotike. Burime bëjnë me dije për ZËRI se personat e arrestuar janë Ilir Dushku dhe Bjorli Xhabrahimi. Sipas Policisë, Dushku rezulton me precedent të mëparshëm penalë, për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.  Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.    Sekuestrohen 2 armë zjarri, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.  Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me automjet, me armë me vete, njëri...