Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
14 orë seancë! PD e PS ndahen për Këshillin e Integrimit, opozita paralajmëron bojkot. Adela Xhemaili në krye të AMF
SEANCE PLENARE TIRANË- Pas më shumë se 14 orësh diskutime, Kuvendi mbylli rreth mesnatës seancën maratonë, me miratimin e 13 projektligjeve dhe 2 projektvendimeve, të cilat përfshijnë një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe ratifikimesh financiare për projektet hekurudhore të Korridorit VIII, aderimin në traktate dhe memorandume ndërkombëtare, ndryshime në ligjet e sektorit minerar, shëndetit publik, integrimit europian dhe funksionimit të Avokatit të Popullit, si edhe një ligj të ri që rregullon përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesve për menaxhimin e mbetjeve. Në nisje të punimeve të seancës, Kryeparlamentari Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen e paraqitjes së Raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024. Peleshi rrëzoi gjithashtu për kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi...