Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në GJKKO për Erion Veliajn
Gjykata e Posaçme (GJKKO) mblidhet këtë të premte (5 dhjetor) në orën 09:00 për seancën e radhës paraprake për dosjen “Veliaj”, ku pritet të vendosë për kalimin ose jo për gjykim apo rikthim të dosjes në SPAK për hetime të mëtejshme. Në seancën e mbajtur tre ditë më parë, GJKKO pranoi kërkesën e artikuluar nga Veliaj për më shumë kohë për t’u njohur me aktet. Pjesë e kësaj seance, ishte dhe Kryebashkiaku Veliaj i cili e konsideroi një absurd tragjikomik vonesën e vënies në dispozicion të dosjes ndaj tij. Të pandehur për këtë dosje janë dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erjon Veliajt, si dhe 28 persona e shoqëri. Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.