Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata, zonat ku do ketë prezencë bore
Ditën e sotme (5 dhjetor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites, reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës, do të ketë dhe shtrëngata afatshkurtra. Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi...