Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Idriz Balani: “Gjurmët” me veprat e 50 autorëve, po rikthehet tradita e ekspozitës së fundviti
Nga Julia Vrapi Piktura, skulptura dhe arti multimedial këtë dhjetor te “Gjurmët”. Ekspozita pasuron dhe kalendarin kulturor të qytetit të Durrësit, ndërsa prezanton një krijimtari të 50 autorëve. Ekspozita “Gjurmët” në galerinë e artit “Nikolet Vasia”, një ngjarje që sjell në një hapësirë artistë të talentuar. Ky edicion prezanton punët e 50 krijuesve, dhe përmban punë nga fondi i galerisë “Nikolet Vasia” dhe artistë bashkëkohorë të qytetit, të cilët sollën interpretime unike përmes pikturës, skulpturës dhe artit multimedial. Skulptori i njohur Idriz Balani merr pjesë në këtë ekspozitë me një bocet për “Artistin e Popullit” Nikolin Xhoja në rolin e Xha Beqos, nga filmi “Kapedani”. Pjesëmarrës në këtë ekspozitë, skulptori Balani e vlerëson zhvillimin e saj, duke sjellë në vëmendje se “Gjurmët” me punët e...