Festivali Ndërkombëtar i Posterit “Prishtina 2025” me temën “Demokracia”, ekspozita çelet në galerinë FAB

Festivali Ndërkombëtar i Posterit “Prishtina 2025” me temën “Demokracia”, ekspozita çelet në galerinë FAB

Pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, përkatësia, kujtesa dhe shpresa në punët e Festivalit Ndërkombëtar të Posterit “Prishtina 2025”, që këtë vit zhvillohet nën temën “Demokracia”. Këto ditë ekspozita në kuadër të këtij festivali u çel në galerinë FAB në Tiranë. Edicioni i këtij viti e kthen festivalin në një platformë reflektimi vizual mbi mënyrën se si demokracia jetohet, sfidohet dhe riformësohet sot, sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku tranzicioni politik, kujtesa kolektive dhe aspiratat europiane vazhdojnë të ndikojnë realitetin shoqëror. Ekspozita me kuratore prof. Rikke Hansen në galerinë FAB në Universitetin e Arteve në Tiranë prezanton punime nga artistë, dizajnerë, studentë dhe aktivistë nga mbarë bota, të cilët përmes gjuhës së posterit adresojnë çështje si pjesëmarrja qytetare, liria e medias, korrupsioni, përkatësia, kujtesa dhe shpresa....