“Violinat e Shpresës” në 2026  në Tiranë, me instrumente muzikore artefakte nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit

“Violinat e Shpresës” në 2026  në Tiranë, me instrumente muzikore artefakte nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit

Nga Julia Vrapi “Violinat e Shpresës” një nga projektet më të ndjera, që lidh artin me kujtesën historike, pritet të zhvillohet vitin që vjen në vendin tonë, duke sjellë për publikun një koleksion unik violinash artefakte të mbijetuara nga kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit. Projekti “Violinat e Shpresës”  që është organizuar në disa shtete në vitin 2026 do të zhvillohet në Tiranë. Violinisti dhe dirigjenti Shlomo Mintz do të sjellë në Tiranë këtë projekt, që është organizuar ndërkohë në Paris, Jerusalem, Sion, Madrid, Charlotte, Monte-Karlo, etj. Instrumentet që mbartin histori do të ekspozohen dhe do të rikthehen në skenë përmes koncertesh, ku muzikantë do të interpretojnë me to. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me maestro Shlomo Mintz, i njohur...