Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Libri im i kujtimeve” nga kompozitori Rafet Rudi paraqet një “kronikë të jetës muzikore” nga vitet ‘70 deri në 1999
Ngjarje dhe kujtime personale, duke përfshirë shkrime, ku përshkruhen zhvillimet në jetën muzikore në kontekstin e kushteve politike, sociale dhe kulturore në “Libri im i kujtimeve”nga kompozitori i njohur Rafet Rudi. Kompozitor, dirigjent dhe mendimtar në fushën e publicistikës dhe të filozofisë së muzikës dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencës dhe të Arteve, Rafet Rudi përbën personalitetin më të spikatur dhe më aktiv në 2-3 dekadat e fundit në botën muzikore të Kosovës. Libri i tij “Libri im i kujtimeve” u promovua dhe në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në sallën “Aleks Buda”, veprimtari që u mbajt edhe në kuadër të Javës Kombëtare të Kulturës. Të pranishëm ishin akademikë, studiues të ndryshëm apo dhe profesorë të Universitetit të Arteve në Tiranë. “Libri im i...