Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën e Kasharit. Bëhet me dije se shoferi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë mjeti ka shpërthyer në flakë dhe më pas është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve. Ndërkohë ende nuk bëhet e ditur nëse ka persona të plagosur apo jo