Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së për inovacion, nivel pothuajse identik me Bosnjën (0.19%), sipas të dhënave që janë bërë publike nga Eurostat, për vitin 2024, ose viti më i afërt kur janë informacionet. Në kontrast, Serbia investon 0.93% të PBB-së dhe Maqedonia e Veriut 0.36%, duke treguar një angazhim më të lartë ndaj zhvillimit teknologjik dhe modernizimit ekonomik. Niveli i ulët i financimit në Shqipëri kufizon rritjen e produktivitetit, inovacionin dhe transformimin e modelit ekonomik, duke e bërë më të vështirë për vendin të konkurrojë me ekonomitë e tjera në zhvillim. Ndërkohë, panorama europiane paraqet një kontrast të fortë. Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në këtë tregues është 2.24%...