Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Qarri: Rama kontrollon narrativën mediatike, vetëm një emision ku po flitet për Ballukun dhe 35 tjera ku po flitet për opozitën
Në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, gazetari Flavio Qarri u ndal gjatë te levizja e Salianjit dhe Alimehmetit dhe la të kuptohet se në këtë moment kjo lëvizje çon ujë tëk Rama. Por një tjetër temë të cilën komentoi gazetari ishte dhe mënyra se si Edi Rama kontrollon narrativën mediatike të mbrëmjes në të gjitha televizionet. Qarri tha në mënyrë ironike se, "sonte vetëm në emision po flitet për Belinda Ballukun, në 35 emisione të tjera po flitet për opozitën", - dhe kjo sipas tij tregon dominimin që ka pushteti mbi mediat. Debati në studio: Qarri: Dëgjo, ky është një vend tmerrësisht interesant për të qenë gazetar. Po është pak i vështirë për të qenë qytetar në Shqipërinë e 2025-ës. Sa i takon...