Milani eleminohet nga Kupa e Italisë, Alegri: Jashari luajti një ndeshje të mirë, ne gabojmë kur jemi në kontroll

Milani eleminohet nga Kupa e Italisë, Alegri: Jashari luajti një ndeshje të mirë, ne gabojmë kur jemi në kontroll

Milani është eleminuar sot nga Kupa e Italisë. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Lacio. Pas përfundimit të ndeshjes, Masimiliano Alegri ka përgëzuar Ardon Jasharin për lojën e zhvilluar, ndërsa nuk e fsheh zhgënjimin për eleminimin e parakohshëm nga Kupa e Italisë. “Jashari ishte në një formë të mirë dhe ka luajtur një ndeshje të mirë. Edhe Estupinani gjithashtu. Gjëja pozitive është se të gjithë janë mirë, por ne jemi të zhgënjyer. Nuk ishte e lehtë sot. Lacio nuk la shumë (hapësirë). Tani duhet të përqendrohemi të ndeshja e radhës, por zakonisht kur ne jemi në kontroll bëjmë gabime”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/